Hollanda: Pavarësisht problemeve, Shqipëria përmbush kushtet për lëvizjen pa viza në BE

exit.al 1 Mars 2021, 09:44

Hollanda vendosi se Shqipëria plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara për lëvizjen pa viza në BE, pavarësisht se emigracioni i pabazë dhe krimi i organizuar shqiptar vazhdojnë të mbeten shqetësim për të. Ky është përfudnimi i komenteve të qeverisë Hollandeze mbi raportin e tretë të Komisionit Evropian mbi zbatimin e kushteve për mekanizmin e lëvizjes së lirë për 8 vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Komentet u hartuan nga ministri i Jashtëm Stef Bllok dhe ministri i drejtësisë Grapperhaus, të cilët u shprehën se Shqipëria vazhdon të plotësojë plotësojnë kushtet e vendosura për heqjen e vizave. Gjetjet kryesore të raportit, i cili analizon ecurinë e vendeve për vitin 2019 janë:

Megjithëse numri i përgjithshëm i kërkesave të pabazuara për azil është ulur, numri i përgjithshëm mbetet i lartë, kryesisht nga Shqipëria dhe Gjeorgjia;

Duhet vlerësuar se numri i kërkesave të pabazuara për azil nga persona me kombësi shqiptare u ul në vitin 2019 krahasuar me vitet e mëparshme;

Hollanda gjithashtu thekson seriozitetin e krimit të organizuar në vend të kryer nga persona nga Shqipëria dhe i kërkoi Komisionit që të vlerësojë më thellë këtë çështje në raportet e ardhshme;

Sidoqoftë, qeveria është e kënaqur me bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit ndërkufitar;

Qeveria do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare në këto zona dhe të sigurojë që Shqipëria të vazhdojë të përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave.

Hollanda thekson rëndësinë e finalizimit dhe zbatimit të hershëm të Marrëveshjeve të Statusit të Frontex midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE; rëndësinë e plotësimit të marrëveshjeve për luftën ndaj krimit të organizuar dhe ekstremizmit me vendet e BE-së. Gjithashtu, raporti thekson rëndësinë e plotësimit të “këtyre parakushteve” dhe u shpreh se qeveria hollandeze “po i monitoron ato nga afër”. Në maj 2019, qeveria e Hollandës i kërkoi me shkrim Komisionit Evropian nisjen e procedurës për rivendosjen e vizave me Shqipërinë për zonën Shengen, për shkak të emigracionit dhe krimit të organizuar.   Shpërndaje te miqtë