Rritja e rrezikut dhe kërcënimi i sigurisë publike ose sigurisë së brendshme të një vendi anëtar, në veçanti një rritje domethënëse e krimit, e lidhur me shtetasit e një vendi të tretë, e bazuar në informacion dhe të dhëna konkrete dhe ët rëndësishme të dhëna nga autoritetet;
Një rritje domethënëse e numrit të shtetasve të një vendi të tretë, të cilëve i ndalohet hyrja ose gjenden në territorin e një vendi anëtarë në shkelje të ligjit; dhe
Një rritje domethënëse në numrin e aplikimeve për azil nga shtetas të një vendi të tretë, për të cilin shkalla e njohjes është e ulët.
Dy vjet më parë, në 27 shkurt 2017, Këshilli i Evropës e rishikoi dhe amendoi mekanizmin e pezullimit të marrëveshjeve për liberalizimin e vizave, përfshirë dhe atë me Shqipërinë. Ky amendament i jep mundësinë Komisionit Evropian ose një shumice të thjeshtë të vendeve anëtarë të BE-së të pezullojë lëvizjen e lirë pa viza. Nëse një shumicë e thjeshtë e bën një kërkesë të tillë, atëherë Këshilli i Evropës menjëherë duhet të pezullojë përkohësisht liberalizimin e vizave për 9 muaj, gjatë të cilave Këshilli i Evropës duhet të bisedojë me Shqipërinë për të gjetur një zgjidhje. Nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje, pezullimi zgjatet me 18 muaj. Shpërndaje te miqtë
