Rritje të rrezikut dhe kërcënim të sigurisë publike ose sigurisë së brendshme të një vendi anëtar, në veçanti një rritje të ndjeshme të krimit, e lidhur me shtetasit e një vendi të tretë, e bazuar në informacion dhe të dhëna konkrete dhe të rëndësishme të dhëna nga autoritetet;
Rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të një vendi të tretë, të cilëve u ndalohet hyrja ose gjenden në territorin e një vendi anëtar në shkelje të ligjit; dhe
Rritje të ndjeshme të numrit të aplikimeve për azil nga shtetas të një vendi të tretë, për të cilin shkalla e njohjes është e ulët.
Në Shqipëri votimi i parlamentit për kthimin e vizave u interpretua nga propaganda qeveritare si një manovër politike elektorale para zgjedhjeve europiane të fundit të majit. Por vendimi i qeverisë hollandeze pas këtyre zgjedhjeve për të kërkuar fillimin e procedurës zytare për kthimin e vizave e hedh poshtë këtë pretendim dhe tregon që si parlamenti edhe qeveria hollandeze janë serioze në përpjekjen e tyre për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Në Shqipëri ky zhvillim po përcillet me indiferencë të plotë, në rradhë të parë nga qeveria, por situata po rrjedh në mënyrë të rrezikshme dhe Shqipëria mund të ndeshet me një suprizë të pakëndshme. Hapja e negociatave këtë vit është tashmë jashtë çdo mundësie, por ndërkohë rikthimi i vizave po bëhet gradualisht një argument që po fiton peshë. Shpërndaje te miqtë
