Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet [Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut] dhe është e mendimit se Këshilli [Evropian] duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta.
Sipas Holandës, në Shqipëri “duhet bërë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Për sa i përket Maqedonisë së Veriut, Ministria e Jashtme holandeze deklaroi se ajo ka bërë “progres inkurajues”. Këtu ata vlerësojnë Marrëveshjen e Prespës për emrin e vendit, të cilën Holanda e cilëson “shembull për rajonin”. Maqedonia e Veriut u vlerësua edhe për vazhdimësinë në luftën kundër korrupsionit nga Prokuroria Speciale, por theksoi se “duhet të miratohet ligji që garanton pavarësinë e prokurorisë për rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta”.Holanda: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara
Holanda mbetet kritike për progresin e Shqipërisë dhe i qëndron propozimit të saj që “Këshilli Evropian, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet t'i vlerësojë sipas meritave të veta”.
Të martën në Komisionin Parlamentar për Çështjet Evropiane në Holandë u diskutua për qëndrimin përfundimtar të Holandës në votimin e 18 tetorit në Këshillin Evropian.
Mediat veriomaqedonase raportuan se nga ky diskutim rezultoi se “Holanda do të japë dritën jeshile për Maqedoninë dhe të kuqe për Shqipërinë”.
Ministria e Jashtme e Holandës qartësoi pozicionin e saj në lidhje me hapjen e negociatave. Në një deklaratë për shtyp ajo theksoi se vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte, përpara se të bëjnë një hap tjetër në integrim, dhe se:
Të sugjeruara
Lehtësia e zgjedhjeve dhe rotacioni politik në Kosovë
8 Tetor 2019, 19:01Basha: Rama i vetmi përgjegjës për moshapjen e negociatave
8 Tetor 2019, 13:20
Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike
26 Korrik 2026, 13:41
