Në fillim u tha se ka plasur gazi, por pas disa ditësh filloi të zbardhjet ngjarja dhe doli se nuk ishte gazi.
A ke pasur gjë me vete?Kam pasur një sprajt që lexonte “Diva”, e gjeta në makinën time, por nuk e përdora, thjesht e kisha në xhep. E kam pas edhe ditë më parë në xhep.
Po kur ndodhi helmimi i dytë ishe në shkollë?Jo, kam qenë në shkollë, por në atë moment nuk kam qenë në ambientet e shkollës, kam qenë jashtë.
Dy shokët e klasës tënde janë akuzuar për këtë ngjarje, çfarë di?Di që shoku ka pas një anti-djersë në çantë, shoku tjetër e ka marrë dhe e ka shkrepur me çakmak thjesht për lojë.
Ishit në të njëjtën godinë?Jo, ne ishim në godinë tjetër, ndërsa era e përhapur ishte në godinën tjetër.
Çfarë ke dëgjuar për ngjarjen?Kam dëgjuar që është kapur ai i fundit që e ka bërë atë.
Mendon se je akuzuar kot?Po, edhe dy shokët e tjerë. Jam i sigurt.
Je nxënës i mirë në shkollë?Po.
