Hapet pika e dytë doganore mes Shqipërisë e Malit të Zi

exit.al 3 Gusht 2021, 15:10

Në Grabom, Malësi e Madhe u hap pika e dytë doganore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në ceremoniën e hapjes morrën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri malazez Krivokapiç.

Kjo pikë doganore u hap në vijim të vendimit për lehtësimin e lëvizjes mes vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani i hapur është e ardhmja e përbashkët europiane e rajonit tonë dhe më herët se vonë, këtë do ta kuptojnë e do ta mbështesin të gjithë”, shkroi Rama në Facebook.