Hapen universitetet për provimet dhe konsultimet

exit.al 5 Maj 2021, 13:16

Studentët do të kthehen në klasë për provimet dhe konsultimet me pedagogët. Ndërsa ora policore do të vazhdojë të qendrojë e pandryshuar, me ndalimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

Ky është vendimi i Komitetit Teknik, të komunikuar sot, 5 maj, në konferëncë e shtypit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasatirliu u shpreh se për hapjen e universiteteve u bë si pasojë e uljes së numrit të ët infektuarve.

Ajo njoftoi gjithashtu edhe heqjen e detyrimit të karantinës për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.