Hajdari nuk tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor

exit.al 31 Maj 2020, 23:19

Rudina Hajdari theksoi se nuk do të heqi dorë nga kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Ne do vazhdojmë, ndaj të dashur qytetarë duhet ndryshim i sistemit zgjedhor. Nëse nuk hapim listat këtu do ngelemi. Këta duan vetëm të ndreqin partitë e tyre. Nuk dorëzohemi nga ndryshimi i sistemit”, tha ajo pas përfundimti të mbledhjes së këshillit politik.

Ajo u shpreh se partitë e mëdha nuk duan interesin e qytetarëve por shohin interesat e tyre:

“Këta shohin veten e tyre, kryetarët e partive, bizneset e tyre. Përfaqësuesit e ambasadës u takuan me Bylykbashin, Gjiknurin, me mua e më pas të katërt, ndërsa Petriti shkoi bëri një xhiro aty”.

Hajdari e quajti mosdakordësinë e sotme dështim të “dy partive politike”.