“Mund të konfirmoj se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet e saj.
Kishim një marrëveshje bazuar mbi një vendim unanim të të gjithë vendeve anëtare për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe.
Bëmë vjet një vlerësim, e përsëritëm këtë vit, dhamë vjet dhe sivjet, rekomandimin për hapjen e negociatave.
Nëse kjo nuk ndodh sot, nuk do të ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, qeverisë së vendit.
Është një çështje që lidhet me dinamikat e brendshme të Europës dhe kjo duhet të kuptohet nga shqiptarët.”
Kryeministri Rama, po ashtu, tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vëna, por se është "një anëtar i rëndësishëm i familjes europiane [Franca] që kërkon një qasje tjetër të familjes [europiane] ndaj këtij procesi [anëtarësimi]." Kryeministri Rama tha se për BE-në nuk ka rëndësi se çfarë ka bërë apo jo Shqipëria pasi "jemi në kushtet kur në Këshillin Europian diskutohet për çfarë duan apo nuk duan të bëjnë vetë aëntarët e familjes për familjen e tyre." As eurokomisioneri Hahn dhe as kryeministri Rama nuk komentuan deklaratat e presidentit francez Macron sipas së cilit rritja e azilkërkuesve shqiptarë në Francë është një ndër arsyet kryesore së përse Franca nuk është dakord për hapjen e negociatave.
