Grida Duma akuzon Ramën se ka degraduar sistemin shëndetësor

exit.al 16 Shkurt 2021, 19:45

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Grida Duma akuzoi të martën kryeministrin Edi Rama se “në 8 vite qeverisje ka degraduar sistemin shëndetësor”.

Ajo shkroi në Facebook se mijëra qytetarë “janë braktisur nga qeveria e Edi Ramës” dhe fajësoi kryeministrin për viktimat e COVID-19.

Sipas saj ata kanë humbur jetën nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale.

“Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e Ramës”, tha Duma dhe shtoi se përpara shëndetit të njerëzve Rama ka vendosur koncesionet.

Shqipëria regjistroi të martën 801 raste të reja me koronavirus dhe 15 viktima u Nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 1582 viktima nga koronavirusi, dhe janë shënuar 94651 raste në total.

Shpërndaje te miqtë