Greqia regjistron 51 viktima dhe 2 570 raste të reja

exit.al 11 Mars 2021, 20:40

Greqia regjistroi të enjten 51 viktima si pasojë e COVID-19.

Autoritetet e shëndetësisë thanë se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 2570 qytetarë.

506 pacientë janë të intubuar ndërsa 1 457 pacientë kanë fituar betejën me virusin.

Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Greqi është 214 661, ndërsa numri i viktimave është 6 937.

Shpërndaje te miqtë