Greqia regjistron 1 176 raste të reja dhe 30 viktima në 24 orët e fundit

exit.al 1 Mars 2021, 22:00

Në 24 orët e fundit në Greqi u infektuan 1 176 persona dhe humbën jetën 30 persona.

Katër prej të infektuarve u identifikuan në pikat kufitare.

406 pacientë janë në intubim në të gjithë spitalet e vendit dhe mosha mesatare e tyre është rreth 68-vjeç.

Që prej fillimit të pandemisë, Greqia ka raportuar 6.534 viktima nga COVID-19.

 

Shpërndaje te miqtë