Greqia konfirmon 1 391 raste të reja dhe 72 viktima

exit.al 2 Maj 2021, 18:53

Greqia konfirmoi të dielën 1 391 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Greqia ka konfirmuar 346,422  raste nga fillimi i pandemisë. Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 41 infeksione kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.

Vendi shënoi 72 vdekje në 24 orët e fundit,shumica prej të cilëve për shkak të sëmundjeve të tjera të mbivendosura.

Gjithsej 811 pacientë janë në intubim në spitale. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.

419 pacientë me Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.

Mosha mesatare e infeksioneve të reja është 44 vjeç.