“Pas takimit në Washington mes Thaçit dhe Vuçiçit, mund të ketë ngërç në dialogun Kosovë-Serbi. Grenell dhe njerëzit e Trumpit do të donin të lëviznin shpejt drejt një marrëveshje të madhe. Por problemi është se Thaçi nuk përfaqëson shumicën, shumica mbetet në Kosovë.”
Përgjigjja e përfaqësuesit të SHBA-ve ishte se opinioni i Judah ishte i pavend:“Gabim. Nuk e din se për çfarë je duke folur. Askush nuk po përpiqet të lëvizë ngutshëm dhe nuk ka marrëveshje te madhe. Ti po trillon gjëra!”
Më herët gazetarit Judah i qe përgjigjur edhe Vlora Çitaku, Ambasadore e Kosovës në SHBA, e cila u shpreh se burimet e analizës së tij ishin të pasakta. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi të hënën një takim me Presidentin Aleksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë. Takimi u ndërmjetësua nga ambasadori Grenell dhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Më vonë Thaçi i kërkoi parlamentit të raportonte rreth takimit. Rreth 12 orë pas takimit në Serbi u deklarua se Sierra Leone kishte tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje SHBA-ve dhe BE-së, që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë, pasi ajo po nëpërkëmb vullnetin e saj për dialog.
