Një 60 vjeçar u arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes në Gramsh, të premten.
Policia e Gramshit njoftoi për median se në banesën e të arrestuarit ka sekuestruar “një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë”, pa leje.
I arrestuari u akuzua për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
