A u zbatua neni 6 pika 1 e Konventës, e zbatueshme në të tilla raste? Nëse po, a i përdori ankuesi të gjitha mjetet juridike të vendit në lidhje me pretendimet e saj të parashikuara në nenin 6 të Konventës?
Pyetja 2:A) A pati ankuesi një seancë gjyqësore të drejtë, në përputhje me kërkesat e nenit 6, pika 1 të Konventës? Në veçanti: A mund të konsiderohet KPK një “gjykatë e krijuar me ligj”, sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Koneventës? A i përmbushi KPK kërkesat për paanshmëri, duke marrë parasysh se e njata trupë gjykuese kreu edhe hetimin edhe vendosi për përjashtimin nga ssitemi gjyqësor (rast i ngjashëm Kamenos kundër Qipros, tetor 2017)
B) A ishte KPA e paanshme dhe e pavarur, sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 e Konventës?
C) A janë paashikimet e ligjit numër 84/2016 të mjaftueshmërisht të qarta dhe të aksesueshme, duke i siguruar ankuesi mbrojtjen e të drejtave të parashikuara në Konventë gjatë procedurave para organeve të rivlerësimit kalimtar? Në veçanti, si e ka interpretuar dhe zbatuar KPK aspektet e rëndësishme të ligjeve:
- konceptimin e ‘ligjit mbi të ardhurat’ (neni 3(19) i këtij ligjit), në lidhje me të ardhurat nga një burim i huaj, dhe “asetet e ligjshme” (neni 61(1) i ligjit);
- kushtet për zhvendosjen e barrës së provës mbi subjektet e vlerësimit të ri, duke përfshirë edhe kushtin që "provat kanë arritur [nivelin] e provueshmërisë”, (neni 52 (1) e ligjit) si dhe vlerësimin e fakteve dhe rrethanave të ndodhura në vitet përpara hetimit;
- standardet e "zbulimit të aseteve të pamjaftueshme" (neni 61 (3) i Ligjit) dhe "dëmtimi i besimit të publikut në sistemin e drejtësisë" (neni 61 (5) i Ligjit) si arsye për largimin nga gjykatëse;
- metodologjia e përdorur për të vlerësuar shpenzimet e jetesës të personin të hetuar dhe familjarëve të tyre?
Qeveria është e ftuar të japë ekstraktet e vendimeve të trupave të rivlerësimit për të qartësuar më shumë çështjet e mëposhtme:- A ishin shkeljet disiplinore apo shkeljet e tjera që dhanë bazën për largimin e ankueses nga gjyqtare, subjkt i kufizimeve statuore (shih çështjen Oleksandr Volkov kundër Ukrainës, nr. 21722/11, §§ 137-140, KEDNJ 2013)?
- A ishte refuzimi i kërkesës së ankuesit për dëgjesë publike dhe për paraqitjen e provave shtesë përpara KPA-së shkelje e të drejtës së saj për një proces të rregullt gjyqësor në zbatim të nenit 6 § 1 të Konventës, të shqyrtuar së bashku me pyetjen nën paragrafi 2 (a) më lart (shih Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë [GC], nr. 55391/13 dhe 2 të tjerë, 6 nëntor 2018)?
Pyetja 3:- A i ka përdorur ankuesi të gjitha mjetet ligjore të vendit për tu ankuar në zbatim të nenit 8, përfshirë edhe ndalimin e ushtrimit të profesionit privat të avokatit? A ka pasur ndërhyrje në të drejtën e ankuesit për respektimin e jetës private të saj, sipas nenit 8 të Konventës, për shkak të largimit të saj nga detyra si gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese (shih: Olleksandr Volkov kundër Ukrainës, nr. 21722 / 11, §§ 165-167, KEDNJ 2013 dhe Denisov kundër Ukrainës [GC], nr. 76639/11, 25 shtator 2018)?
Pyetja 4:- A ishte ndërhyrja në të drejtën e ankuesit për respektimin e jetës private të përcaktuar me ligj dhe të domosdoshme në një shoqëri demokratike, në parashikimet e nenit 8 § 2 (shih Oleksandr Volkov kundër Ukrainës, nr. 21722/11, KEDNJ 2013 dhe Denisov kundër Ukrainës [GC], nr. 76639/11, 25 shtator 2018)? Veçanërisht:
- A ishte dënimi me heqje nga detyra në proporcion me rëndësinë e shkeljeve disiplinore apo të shkejljeve të tjera mbi të cilat u bazua vendimi?
- A mundet ligji nr. 55/2018 ligj nr. 55/2018 për ‘Profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë’, duke qenë se ankuesi është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, ta pengojë të kryejë punën e avokatit? Nëse po për sa kohë?
Pyetja 5:- A ka pasur në dispozicion ankuesi një mjet ligjor efektiv vendas për ankesat e parashikuara në nenit 8, sikurse parashikohet në nenin 13 të Konventës?
Shpërndaje te miqtë
