1. Ramiz Alia, pasardhësi i Ever Hoxhës, 9 vite burg
2. Adil Çarçani, ish-Kryeministër, 5 vite burg
3. Hekuran Isai, ish-Zv. Kryeministër, 5 vite burg
4. Simon Stefani, ish-Ministër i Brendshëm, 8 vite burg
5. Zylyftar Ramizi, ish-Ministri i Brendshëm dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit, 6 vite burg
6. Rita Marko, Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH, 8 vite burg
7. Aranit Çela, ish-Kryetar i Gjykatës së Lartë, 7 vite burg
8. Rrapi Mino ish-Kryeprokuror, 4 vite burg
9. Manush Myftiu, ish-Zv. Kryeministër, 5 vite burg
10. Veiz Hadëri, komandant poste kufitare, 3 vjet burg
11. Pali Miska, ish-Ministër i Brendshëm, 7 vjet burg
12. Lenka Çuko, ish-anëtare e Byrosë Politike të PPSH-së, 7 vjet burg
13. Muho Asllani, ish-anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së, 5 vjet burg
14. Qirjako Mihali, ish-Zv. Kryeministër, 8 vjet burg
15. Hajredin Çeliku, ish-Ministër i Transporteve, 6 vjet burg
16. Vangjel Çërrava, ish-Zv. Kryeministër, 6 vjet burg
17. Besnik Bekteshi, ish-Ministër i Industrisë, 6 vjet burg
18. Prokop Murra, ish-Ministër i Mbrojtjes, 6 vjet burg
19. Foto Çami, ish-Sekretar i Komitetit Qendror, 7 vjet burg
20. Llambi Gegprifti, ish-Zv. Ministër i Mbrojtjes, 8 vjet burg
Shumica e të akuzuarve u lehtësuan nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Kasacionit. Te gjithë u liruan brenda pak vitesh. Shtypi i kohës kritikoi dhe ironizoi faktin se udhëheqësit komunistë po dënoheshin për “kafe dhe llokume”. Gjatë kësaj periudhe gazeta Liria e shoqatës së ish-të përndjekurve, botonte çdo javë emrat e mijra të pushkatuarve dhe vdekurve në burgje, të cilëve nuk u gjendeshin as eshtrat.
Gjyqet e fundit ndaj udhëheqjes komuniste
Pas disa ndryshimeve ligjore, gjyqe të tjera nisën ndaj pothuajse të njëjtave figura të regjimit komunist.
Këtë herë akuzat ishin për genocid, krime ndaj njerëzimit, ndalim të të drejtës së besimit, përndjekje dhe internime masive, vrasje në kufi dhe ngjarjet e ambasadave.
Në vitin 1996 u dënuan:
1. Lenka Çuko, Sekretare e PPSH Lushnjë, 15 vite burg
2. Idajet Beqiri, ish-Sekretar i Komitetit të Rinisë Fier, 15 vite burg
3. Agron Tafa, ish-Zv. Ministër i Brendshëm, 15 vite burg
4. Sulejman Abazi, ushtarak i lartë, 16 vite burg
5. Gaqo Nesho, ish-sekretar i PPSH-së Vlorë, 16 vite burg
6. Veiz Hadëri, ish-komandant poste kufitare, 16 vite burg
7. Irakli Vero, ish-Sekretar i PPSH-së, 16 vite burg
8. Dilaver Bengasi, ish-Drejtor i Policisë, 18 vite burg
9. Nazmi Domi, ish-Sekretar i PPSH-së, 20 vite burg
10. Shkëlzen Bajraktari, ish-hetues, 20 vite burg
11. Llambi Gegprifti, ish-Zv. Ministër i Mbrojtjes, 20 vite burg
12. Zef Loka, ish-drejtor i Drejtorisë së Parë në Ministrinë e Brendshme, 20 vite burg
13. Foto Çami, ish-Sekretar i Komitetit Qendror, të PPSH-së, burgim të përjetshëm
14. Prokop Murra, ish-Ministër i Mbrojtjes, burgim të përjetshëm
15. Muho Asllani, Sekretar i PPSH-së Durrës, burgim të përjetshëm
Domi, Gegprifti, Bajraktari, Vero dhe Hadëri ishin larguar nga vendi dhe u dënuan në mungesë. Një vit më vonë Gjykata e Kasacionit rrëzoi dënimet, ndërsa në vitin 1999 Gjykata e Lartë u dha pafajësi. Njësoj u veprua me rreth 20 të tjerë, përfshirë Ramiz Alinë, ish-Kryetarin e Presidiumit Haxhi Lleshin, ish-zv/Kryeministrin Manush Myftiu. Lleshi 83 vjeç e Myftiu 77 vjeç, u liruan për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore. Të dy vdiqën pak pas gjyqeve në vitet 1997-1998. Në të gjitha rastet akuzat për genocid u hodhën poshtë në Gjykata. Pas vitit 1997 të gjithë u liruan dhe deri më sot nuk ka pasur asnjë gjyq të ngjashëm për zyrtarë të diktaturës apo ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit. Askush nuk pranoi akuzat dhe nuk kërkoi asnjëherë falje.
