Gjykata urdhëron qeverinë hollandeze të heq shtetrrethimi menjëherë

exit.al 16 Shkurt 2021, 16:30

Gjykata e Hagës ka urdhëruar qeverinë hollandeze të ndalojë shtetrrethimin e vendosur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Në vendimin e saj gjykata deklaroi se vendi ka abuzuar me pushtetin e emergjencës dhe vendosi një shtetrrethim në shkelje të të drejtave të lirisë së lëvizjes dhe të privatësisë, sipas CNN.

Gjyqtari tha se zbatimi i shtetrrethimit nuk do ishte në përputhje me kërkesat e “urgjencës së vecantë” që kërkohet nga ligji. Ai shtoi se përdorimi nga qeveria i “pushtetin e jashtëzakonshëm të autoritetit civil” ishte “i paligjshëm”.

Shtetrrethimi në Hollandë nis në orën 21:00 deri në 4:30, nga data 23 janar deri në 3 mars. Zyrtyarët thanë se shtetrrethimi ul ndërveprimin social, dhe si pasojë ul kurbën e përhapjes së Covid-19.

Padia në gjykatë u bë nga një organizatë e quajtur “e vërteta e virusit”. Qeveria e apeloi vendimin.

Hollanda ka raportuar më shumë së 1 milioën raste të virusit dhe më shumë se 14,960 viktima.

Shpërndaje te miqtë