Gjykata lë në burg dy personat e ndaluar në Maqellarë

exit.al 24 Prill 2021, 15:09

Gjykata e Dibrës dënoi me burg, të shtunën, Denis Xholin, jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku 25 vjeç.

Ata akuzohen për korrupsion pasiv në zgjedhje.

Më 22 prill, Policia gjeti 5 milionë lek në makinën e dy shtetasve.

Makina u ndalua nga mbështetës të PD dhe LSI, pasi dyshuan se personat po përpiqeshin të blinin vota.