“[…] lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi, GJK sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.”
Në këto kushte, GjK thotë se si institucion i pavarur “është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës”. Nëse në këtë njoftim për shtyp, nga GjK lihej vetëm të kuptohej se Arta Vorpsi, si e vetmja e pa-betuar para Presidentit, nuk njihej si anëtare, në një njoftim tjetër thuhej edhe më qartë. Njoftimi i bërë publik pak më vonë deklaronte anëtarët e GjK, të cilët përmbushin kriteret për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Aty përmendej qartësisht emri i Marsida Xhaferllarit dhe jo i Arta Vorpsit. Në dhjetor zgjidhet KED i ri dhe në përbërje do të ketë 2 anëtëarë nga GjK, e cila ka reshtuar këto emra:- Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;
- Besnik Muçi, gjyqtar;
- Elsa Toska, gjyqtare;
- Marsida Xhaferllari, gjyqtare;
- Fiona Papajorgji, gjyqtare.
