Gjykata, autorizim për votim për ata që nuk figurojnë në listat e zgjedhësve

exit.al 23 Prill 2021, 15:15

Të gjithë qytetarët, të cilët nuk gjejnë emrin në listat e zgjedhësve mund t’i drejtohen gjykatave civile.

Sipas Euronews, qytetarët mund të bëjnë kërkesë për leje votimi dhe vendimi do të merret jo më vonë se 6 orë para mbylljes së votimit.

Deri më tani në gjykatën e Tiranës ka patur 2 ankesa nga qytetarët të cilët nuk e kanë gjetur emrin në listën e zgjedhësve.

Gjithashtu pranë kësaj gjykate kanë ardhur ankesa nga të burgosur të cilët nuk do të lejohen të votojnë në 25 prill.