“Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normative”
Policia gjithashtu gjobiti me 1 milionë lekë dhe pronarin e lokalit që lejoi grumbullimin në shkelje të aktit normativ. Deri më tani janë gjobitur Monika Kryemadhi dhe Endrit Brahimllari për shkelje të këtyre masave. Kryeministri Edi Rama njoftoi se policia do të gjobisi çdo politikan që shkel rregullat kundër Covid-19. Qeveria prej rreth një viti ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në një ambjent të mbyllur. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 1 milionë lek. Gjithashtu, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambjentet e jashtme dhe të brendshme. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 3 mijë lek gjobë. Shpërndaje te miqtëGjobitet me 5 milionë lekë ministri Klosi, shkeli rregullat anti-Covid
Policia gjobiti me 5 milionë lekë të premten minstrin e Turizmit Blendi Klosi për shkelje të rregullave kundër Covid-19.
Sipas njoftimit, Klosi ka grumbulluar më shumë se 10 veta në kundërshtim me aktin normativ.
Të sugjeruara
Basha prezanton programin elektoral për bujqësinë
12 Shkurt 2021, 12:40ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Bujar Memia, lejoji lirimin e Hekuran Billës
12 Shkurt 2021, 12:22Balla akuzon PD dhe LSI për bllokim të votës së emigrantëve
12 Shkurt 2021, 12:02
Investigimi i Wall Street Journal, kush ia mbylli gojën medias dhe opozitës?
14 Gusht 2026, 09:57
