Gjiknuri fton opozitën të marrë pjesë në mbledhjen e sotme

exit.al 22 Korrik 2020, 13:48

Damian Gjiknuri  kërkoi opozitës jashtëparlamentare të konfirmojë pjesmarrjen e saj në Këshillin Politik ditën e sotme në orën 17:00.

Në një email dërguar opozitës së bashkuar, Gjiknuri pohon se mbledhja e Këshillit Politik është dakortësuar me opozitën parlamentare.

“Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik.

Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00. “

Më herët PD dhe LSI kërkuan që Këshilli Politik të mblidhet nesër, 23 korrik, me një axhendë të ndryshuar, duke refuzuar kërkesën e kryeministrit për tu mbledhur, sot, më 22 korrik.

Shpërndaje te miqtë