Gjermani, rinisin blerjet e pakontrolluara të dezinfektantëve

exit.al 22 Tetor 2020, 09:54

Qytetarët në Gjermani kanë filluar sërish të blejën me shumicë, letra higjenike dhe dezinfektant, në prag të valës së dytë të koronavirusit në vend.

“Po rinisin blerjet e pakontrolluara”, u shpreh zyra gjermane e statistikave në një postim në Tëitetr, raportoi Reuters.

Shitja e letrave higjenike u rrit me 89 % javën e kaluar në krahasim me periudhën e verës, ndërsa shitja e dezinfektantëve u rrit me 72 %, dhe e sapunave me 62%, sipas të dhënave të qeverisë.

Të enjten, 22 tetor, Gjermania raportoi për herë të parë më shumë se sa 10 mijë raste të reja me koronavirus.