Gjenden mbetje mortore në Klinë të Kosovës

exit.al 4 Maj 2021, 13:43

Policia e Kosovës raportoi gjetjen e eshtrave në fshatin Pogragjia, në qytetin Klina në pjesën veriperëndimore të Kosovës. Sipas, policisë gjetjet u raportuan nga një banor i zonës.

“Njësia e krimeve të luftës u njoftua dhe shkoi në vendngjarje”, njoftoi Policia në raportin e saj.

Më shumë se 1600 viktima të luftës së Kosovës në vitet 1998-1999 janë të humbur. Drejtuesit e institucioneve premtuan se do të bënin më të mirën për të zgjidhur çështjen e të humburve. Por qeveria e sapo zgjedhur u shpreh se prioritet i saj është procesi i dialogut me Serbinë.

5 varreza masive u zbuluan në dhjetor në pjesën jugperëndimore të Serbisë, në qytetin e Kizevak, ku eshtrat mendohet se i përkasin viktimave të luftës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmoi në prill se ai ka marrë informacion se dy trupa të gjetur në varrin masiv në Kizhevak, janë viktima të luftës.