Gjekmarkaj i përgjigjet Ramës: Ke frikë nga pedagogët

exit.al 15 Mars 2021, 17:50

Agron Gjekmarkaj, kandidat për PD-së në Lezhë ju përgjigjë Kryeministrit Edi Rama. “Mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojnë batutat e lodhura të një gënjeshtari bulist”, tha Gjekmarkaj për median.

Gjekmarkaj theksoi edhe njëherë kundërshtinë e tij për ligjin e arsimit të lartë, “me argumente e forcë sepse është një ligj totalitar, ideologjik që synon vendosjen e Universiteteve nën tutelë partitë që pedagogët i do për komisare e punëtore propagande!”.

Ai premtoi se do ta anullojnë ligjin e arsimit të lartë sapo të vijnë në qeveri: “Të paditurin e bezdisin, pedagoget, arrogantin e trazojnë krenarët e qendrestarët, sundimtarin e rrëzojnë njerëzit e lirë!”.

Rama i quajti Gjekmarkajn dhe Markun dy “personazhe qesharake të klubeve mediatike të natës”.

Shpërndaje te miqtë