Gazetarja padit punonjësin e bashkisë për përqafim me forcë

exit.al 17 Shkurt 2020, 14:48

Gazetarja e Ora News Sonila Musaj paditi sot punonjësin e Bashkisë Tiranë, Aurel Boriçi, të cilin e akuzon për përndjekje dhe ngacmim seksual që cënon dinjitetin dhe imazhin. Padia vjen pas incidentit të 11 shkurtit, kur gazetarja u pengua  nga Aurel Boriçi, përmes një përqafimi me forcë, të ushtronte detyrën e saj si gazetare teksa përpiqej t’i drejtonte pyetje kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një prononcim për gazetarët, Sonila Musaj u shpreh:

"[ Aurel Boriçi] erdhi dhe më përqafoi për të më penguar ushtrimin e detyrës time. Kjo sjellje është e papranueshme, seksiste.

Unë jam nëna e dikujt dhe bashkëshortja dhe vajza e dikujt. Nuk e di si do të ishte ndjerë zoti Boriçi nëse një skenë e tillë do i kishte ndodhur bashkëshortes së tij.

Jam krejtësisht e pafjalë. U pengua puna e një gazetari.”

Në videon më poshtë mund të ndiqni incidentit për të cilin gazetarja ka denoncuar Aurel Boriçin. [embed width="560" height="315"] https://www.youtube.com/watch?v=Ywh-WxpoBQs[/embed]