“Nuk ka pasur shkelje ligjore, por ka pasur interpretim të ligjit. Kam konkurruar për vendin ku jam në KLP të asaj kohe. Kam marrë 5 vota nga 6 vota të nevojshme. Kam kaluar jo në një individ, kam kaluar në një këshill. Jam e sigurt, se jo për hatrin tim dhe jo për profilin tim, s’do të shkelnin ligjin.”
E pyetur nëse do të përgjonte një koleg të saj apo anëtar të KLP në rast dyshimi për shkeljen e ligjit, Memçaj u përgjigj:“Unë e gjykoj veten se jam prokuror i mirë që të mos shkel ligjin. Pra kjo s’do të thotë se është mungesë vullneti apo pasje frike. Para ligjit janë të gjithë të barabartë, dhe nëse e bëj unë i them çdo qytetari se po ke të drejtë të shkelësh ligjin.”
Në fjalën hyrëse, prokurori Olsian Çela u shpreh se prokuroria po përballet me vështirësi për shkak të reformës në drejtësi, duke pohaur roli i Prokurorit të Përgjithshëm është kyç për të kapërcyer këtë situatë. Çela u shpreh se pavarësia e prokurorit, garantimi dhe ruajtja e kësaj pavarësie, është shumë e rëndësishme. Por ai pranoi se jo në çdo rast prokurorët e përdorin pavarësinë në mënyrën e duhur.“Prokurorë të caktuar lirinë që i jep ligji nuk menaxhojnë siç duhet këtë pavarësi. Prokurori i Përgjithshëm duhet të mbajë një sy hapur për çdo gjë që ndodh në shkallët e para dhe të apelit."
