FSHF pezullon kampionatin shqiptar

exit.al 12 Mars 2020, 14:11

Federata Shqiptare e Futbollit pezulloi kampionatin shqiptar të futbollit, për shkak të koronavirusit.

“Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit.”

Në lidhje me pjesmarrjen e Shqipërisë, në kampionatet ndërkombëtare, pritet që ditën e martë në orën 13:00 UEFA  të organizojë një video-konferencë me 55 federatat anëtare për të marrë një vendim lidhur me ecurinë e të gjitha aktivitetet të futbollit në Europë.