Francë, arrestohet se shiste maska dhe dezinfektantë të skaduar

exit.al 11 Mars 2020, 11:56

Një burrë u ndalua dhe u vendos nën arrest të martën, më 10 mars, në rajonin e Oise (Uazë) në Francë, për vënien në shitje në internet të materialeve mbrojtëse të skaduara (maska, xhel etj.) kundër koronavirusit. Operacioni, i udhëhequr nga xhandarmëria e Oise, ku gjendet edhe numri më i madh i rasteve të infektimit me koronavirus në Francë, lejoi zbulimin e 9,400 maskave, 3.300 dorezave,  4.500 fshireseve njëpërdorimshe, 80 shisheve 150 ml xhel hidroalkoolik dhe 14 shisheve 500 ml xhel hidroalkoolik. Mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet nga xhandarët e zyrës së inteligjencës në Somme. Këto produkte industriale të skaduara, ishin përgatitur për shkatërrim, por ndërkohë ishin vjedhur pikërisht nga nga një prej punonjësve të kompanisë që i prodhonte, sipas raportimeve në mediat franceze. Burri 59-vjeçar u arrestua dhe u vendos në paraburgim me udhëzim të  prokurorisë së Beauvais (Bove). Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

 Masat e marra nga qeveria shqiptare deri tani (kliko këtu)