Franca raporton mbi 25 mijë raste me Covid-19

exit.al 16 Tetor 2020, 20:15

Ministria franceze e shëndetësisë raportoi 25,086 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit, të premten, pasi raportoi një dite më parë 30,621 raste.

Autoritetet raportuan gjithashtu se 122 njerëz kishin vdekur nga infeksioni në spitale në 24 orët e fundit, krahasuar me 88 viktima të raportuara, të enjten.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i vitit tani qëndron në 834,770, dhe numri i të vdekurve në 33,303.