Franca fajëson variantin brazilian për valën e tretë, ndërpret fluturimet me Brazilin

exit.al 14 Prill 2021, 14:30

Franca njoftoi të mërkurën pezullimin e fluturimeve nga dhe prej Brazilit, për të përmbajtur përhapjen e variantit P.1 të Covid-19, sipas The Guardian.

Kryeministri Jean Castex tha se varianti brazilian është jashtëzakonisht virulent dhe përgjegjës për valën e tretë të koronavirusit në Francë muajin e kaluar.

"Ne kemi vërejtur se situata po përkeqësohet, prandaj kemi vendosur të pezullojmë të gjitha fluturimet midis Brazilit dhe Francës deri në një njoftim tjetër," u tha Castex deputetëve të Asamblesë Kombëtare franceze.

Varianti P.1 u identifikua për herë të parë nga udhëtarët nga Brazili, që u testuan  në një aeroport japonez në fillim të janarit.

Udhëtarët nga Brazil duhet të kenë një test negativ Covid përpara nisjes dhe pas mbërritjes në Francë, si dhe të vetë-izolohen për 10 ditë.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran u shpreh një ditë më parë se varianti brazilian dhe ai Afrikës së Jugut ishin "më pak ngjitës sesa varianti anglez".

Ai shtoi se më shumë se 80% të rasteve të reja në Francë ishin ato që në Britani njihen si "varianti Kent".