Fatmir Xhafaj siguron votat për t'u bërë deputet

exit.al 29 Prill 2021, 10:20

Fatmir Xhafaj ka siguruar më shumë se 10 mijë vota, të nevojshme për të kaluar në listën fituese të deputetëve të PS-së, në Tiranë.

Ai ka fituar 12 564 vota. Xhafaj është kandidati më i votuar i PS-së në Tirane. Pas tij renditet Belinda Balluku dhe Orlando Rakipi.

Rakipi u rendit i 30-ti në listën e PS-së për Tiranën, por me votat e fituara 11, 574 kalon në listën fituese.