
Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ministrat të kërkojnë dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve në varësi të tyre, në një kohë kur vendi po përballet me protesta që kërkojnë largimin e tij.
Përjashtim bëjnë vetëm drejtorët në polici, arsim dhe shëndetësi.
Të gjithë drejtorët, përveç letrës së dorëheqjes, duhet të dorëzojnë edhe një raport të punës së tyre për kohën që kanë qëndruar në detyrë. Përveç dorëheqjen e drejtorëve të institucioneve të rëndësishme, Rama ka kërkuar edhe dorëheqjen e drejtorëve rajonal.
Cilët janë drejtuesit që largohen?
Ministria e Financave
- Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
- Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave
- Etugert Llazi, drejtor i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB)
- Jonaid Myzyri, drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Ami Kozeli, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH)
- Viola Haxhiademi, drejtuese e KESH-it
- Elisian Bici, drejtues i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST)
- Mentor Hima, administrator/drejtor i Përgjithshëm i OSHEE-së
- Eltar Deda, drejtues i Albpetrolit
- Ergys Verdho, drejtues i Hekurudhës Shqiptare
- Dritan Isaku, drejtues i Albcontrolit
Ministria e Drejtësisë dhe institucionet në varësi
- Sadleva Bodo, drejtuese e Përgjithshme e Burgjeve
- Ergys Qirici, drejtues i Përgjithshëm i Përmbarimit
- Besmir Kola, drejtues i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës
- Valdrin Pjetri, drejtues i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP)
- Eduard Merkaj, drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale
- Silda Anagnosti Çepe, drejtuese e IdentiTek-ut
- Ervin Koçi, drejtues i Agjencisë së Inteligjencës Financiare
Agjenci të tjera
- Laura Plaku Saro, drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)
- Ardita Kuçi, drejtuese e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR)
- Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM)
Numri i drejtorëve të prekur nga porosia e kryeministrit është shumë më i madh, pasi vetëm Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka në varësi të saj mbi 40 institucione, agjenci dhe kompani publike.
Këto poste konsiderohen pozicione të besimit politik dhe emërimet bëhen drejtpërdrejt nga ministri ose Këshilli i Ministrave, të cilët kanë kompetencë si për emërimin, ashtu edhe për dorëheqjen apo shkarkimin.
Praktika e dorëheqjeve “vullnetare” përdoret shpesh në administratën shqiptare dhe rrallë është konsideruar shkelje e hapur e ligjit, përveç rasteve kur personi e kundërshton dhe e çon çështjen në gjykatë.
Një ndër drejtorët e parë që raportohet se e dorëzoi dorëheqjen të premten është Sadleva Bodo, e cila ishte emëruar së fundmi në detyrë. Ajo është dorëhequr nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vetëm nëntë ditë pas emërimit, më 14 tetor.
Shpërndaje te miqtë
