Policia rreh dhe merr zvarrë studentë, gazetarë dhe kalimtarë gjatë 8 orëve të protestës në Tiranë

Bledar M. Kurti 14 Tetor 2026, 00:15

 

Policia rreh dhe merr zvarrë studentë, gazetarë dhe

Policia rrahu dhe mori zvarrë studentë që protestonin përpara Ministrisë së Arsimit dhe në rrugët e Tiranës për gjendjen e arsimit publik dhe korrupsionin qeveritar duke kërkuar me zë të lartë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Përleshjet që nisën pas mesditës zgjatën deri afër mesnatës në kryeqytet, duke lënë me dhjetëra të plagosur: të rinj, policë, gazetarë dhe kalimtarë.

Pamje të rënda të transmetuara nga televizionet në mbrëmje tregonin një të ri 19-vjeçar me këmbë të thyer që tërhiqej me forcë nga katër policë, pas dhunës që ata kishin ushtruar më parë ndaj tij.

Policia rreh dhe merr zvarrë studentë, gazetarë dhe

I plagosuri ka treguar në spital se ai nuk ishte protestues, por kalimtar në rrugë, dhe është dhunuar nga policia pa asnjë arsye.

Në një deklaratë të mbrëmjes, policia njoftoi se ka nisur hetim për ngjarjen dhe ka pezulluar katër policët në foto dhe një drejtues policie për dhunën ndaj protestuesit. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në spitalet e Tiranës janë trajtuar 7 policë, 10 protestues e 6 kalimtarë, tre gazetarë dhe një diplomat i ambasadës austriake në Tiranë.

Por numri i të lënduarve nga ana e protestuesve mendohet të jetë edhe më i madh se ai i raportuar në shifrat zyrtare.

Shoqatat e gazetarëve kanë dënuar goditjen e disa gazetarëve nga policia, duke deklaruar se dhuna ndaj punonjësve të medias nuk është një rast i izoluar vetëm i protestës së sotme.

Studentët u mblodhën rreth orës 14:00 të martën para Ministrisë së Arsimit për të protestuar për gjendjen e universiteteve, kushtet e vështira në konvikte, kostot e larta të studimeve, mungesën e mbështetjes financiare dhe pasigurinë në tregun e punës pas përfundimit të studimeve.

Policia rreh dhe merr zvarrë studentë, gazetarë dhe
Protesta nisi paqësore, masive, bur u tensionua kur policia ndërhyri me forcë duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve pasi një grup të rinjsh shkulën kangjellat e murit rrethues të Ministrisë së Arsimit.

Policia rreh dhe merr zvarrë studentë, gazetarë dhe
Nga ai moment, për tetë orët në vijim, Tirana jetoi një gjendje të një guerileje urbane. Për orë të tëra policia përdori masivisht forcën, topat e ujit dhe gazin lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit, ndërsa protestuesit iu përgjigjën me gurë dhe mjete të tjera rrethanore.

Policia rreh dhe merr zvarrë studentë, gazetarë dhe

Policia shoqëroi gjatë ditës një numër të madh personash, por deri pas mesnate nuk doli asnjë njoftim zyrtar për numrin e saktë të qytetarëve në qelitë e komisariateve.

Policia rreh dhe merr zvarrë studentë, gazetarë dhe

Policia rreh dhe merr zvarrë studentë, gazetarë dhe
Protestat u shuan vetëm në mbrëmje vonë, por studentët lajmëruan menjëherë përmes rrjeteve sociale një tjetër tubim të mërkurën përpara Ministrisë së Arsimit në orën 14:00.

Ditën e protestës kryeministri Rama ndodhej në Luksemburg, në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku u formalizua mbyllja e negociatave për kapitullin mbi “ndërmarrjet dhe politikat industriale”.

Kryeministri injoroi ngjarjet në Tiranë dhe nuk bëri asnjë koment për protestën e studentëve, pavarësisht tensioneve dhe dhunës për orë të tëra në kryeqytet.

Rama zgjodhi të flasë për synimet e qeverisë në rrugën e integrimit evropian.

Policia rreh dhe merr zvarrë studentë, gazetarë dhe
Për protestën reagoi zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila akuzoi opozitën për organizimin e saj.

Ministri i Brendshëm Ervin Demo, një ish-pedagog i Fakultetit Ekonomik, dënoi në mbrëmje dhunën e protestuesve dhe kërkoi nga palët që të vetëpërmbahen.

Përmes protestave, të rinjtë kërkojnë vëmendje ndaj shqetësimeve të tyre, bur qeveria deri tani nuk ka folur për asnjë nga problematikat që i nxorën të rinjtë sërish në rrugë.

Tarifat e shkollimit për programin bazë Bachelor në universitetet publike arrijnë deri në 60 mijë lekë në vit. Për studimet Master kostot rriten dyfish dhe arrijnë deri në 94 mijë lekë në vit, pa llogaritur shpenzimet për libra dhe shpenzime të tjera të nevojshme.

Por, në ndryshim nga viti 2018, ato që janë rritur më shumë janë kostot e jetesës në Tiranë. Një studenti i duhen 60 mijë lekë në muaj për shpenzime bazë, pa llogaritur qiranë për banesë.

Në konviktet shtetërore një student paguan 4500 lekë në muaj për strehim, bur numri i vendeve është i kufizuar dhe kushtet janë minimalistë. Studentët e tjerë duhet të përballojnë kostot e banimit duke paguar qira me çmimet e tregut.

Qiratë e apartamenteve 1+1 në kryeqytet, sipas një vëzhgimi të fundit të revistës "Monitor", variojnë nga 350 euro në muaj në zonat periferike deri në 1200 euro në muaj në zonën e qendrës së Tiranës.

Qeveria mbulon me bursë, me një pagesë prej 50 mijë lekësh në muaj, studentët e ekselencës dhe ata të degëve prioritare si bujqësia apo mësuesia.

Në protestat e vitit 2018 studentët dolën me një lista kërkesash, por ato u plotësuan vetëm pjesërisht. Qeveria përgjysmoi tarifat e shkollimit, por buxheti për arsimin nuk u rrit në masën 5 përqind të PBB-së.

Në konvikte u kryen disa ndërhyrje dhe studentët u pajisën me Kartën e Studentit, me të cilën mund të përfitojnë abone falas për transportin urban në Tiranë.

Gjithçka tjetër, që nga transparenca e buxheteve të universiteteve, kontrolli për plagjiaturat në doktoraturat e pedagogëve, pesha e votës së studentëve në zgjedhjet në universitetet mbetën premtime në letër.

Sot studentët u rikthyen në shesh. Vetëm se tani, ndryshe nga tetë vite më parë, ata nuk kënaqen me shkarkimin e ministrave të qeverisë Rama, por kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Shpërndaje te miqtë