Merz flet për protestat: Dhuna nuk është opsion, ata që përdorin retorikë përçarëse do t'i dënojë historia

Stafi i theExit 22 Tetor 2026, 18:06

Merz flet për protestat: Dhuna nuk është opsion, ata që

Kancelari gjerman Frederik Merz ka deklaruar se dhuna nuk duhet të jetë opsion, duke iu referuar protestave të ditëve të fundit në Shqipëri.

Duke folur në takimin e zhvilluar në Budva med udhëheqës nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të iniciativës së Procesit të Berlinit, Merz u tregua i prerë dhe i qartë për zhvillimet e fundit në rajon.

“Më lejoni të jem shumë i sinqertë në dy aspekte. E para është se kur ne përballemi me protesta në BE apo këtu në rajon, dhuna nuk duhet të jetë një opsion nga asnjë palë. E dyta, retorika përçarëse dhe polarizimi i skajshëm nuk do të na çojë në një Europë më të sigurt, më të lirë dhe më të zhvilluar. Historia nuk do t'i shohë me sy të mirë ata që përçajnë.”

Javët e fundit janë shënuar protesta masive të studentëve, të rinjve dhe qytetarëve në Shqipëri, Francë, Itali, Greqi, Portugali.

Por mesazhi i Merz, më shumë se sa kolegëve të tij në BE, i referohej liderëve në Ballkan, duke qenë se edhe takimi ishte pikërisht med ta.

Në Ballkan, protestat janë duke u zhvilluar në Shqipëri dhe muaj më parë ato u zhvilluan në Serbi.
Në protestat në Tiranë policia ushtroi dhunë të paprovokuar dhe jo proporcionale ndaj të rinjve, nxënësve dhe studentëve që dolën në rrugë kundër korrupsionit, kostos së lartë të jetesës, tarifave të papërballueshme të shkollimit dhe cilësisë së arsimit.

Kryeministri Rama përdori një retorikë përçarëse duke i quajtur protestuesit të përdorur nga krimi, opozita dhe shtetet e huaja, armike të Shqipërisë.

Dëgjoni fjalimin e tij të plotë këtu.

Shpërndaje te miqtë