Goditet makina e ndihmësit të presidentit ukrahinas, plagoset shoferi

exit.al 22 Shtator 2021, 11:03

Makina ku udhëtonte ndihmës kryesor Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u qëllua me armë të mërkurën në mëngjes, duke plagosur shoferin. Sipas autoriteteve ukrahina

Makina ku udhëtonte ndihmës kryesor Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u qëllua me armë të mërkurën në mëngjes, duke plagosur shoferin. Sipas autoriteteve ukrahinase, makina u godit me të paktën 10 plumba me armë automatike pranë fshatit Lesnyky, në afërsi të Kievit.

Cfare ndodhi

Ndërkohë, Reuters raporton se ndihmësi i presidentit, Serhiy Shefir, nuk u lëndua. Shefir u caktua nga Zelensky në rolin e ndihmësit në maj të 2019. Ai është skenarist, producent, bashkëthemelues dhe ish aksionar i Studio Kvartal-95, një kompani produksioni nën pronësinë e Zelensky-t dhe gruas së tij. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi autorët apo motivet e shënjestrimit të tij.

Goditet makina e ndihmësit të presidentit ukrahinas, plagoset shoferi
Nga Reuters