
Kryeministri Rama u mburr sot mbi "përzgjedhjen" e Shqipërisë për të kryesuar Komitetin e Përgjithshëm Koordinuest të Forest Europe.
Në podkastin e tij, Rama tha se një pozicion i tillë ishte i pamendueshëm për Shqipërinë 10 vite më parë.
Përpjekja është për të dhënë idenë se Shqipëria, nën udhëheqjen e tij, ka arritur të merret shembull për mirëmbajtjen e habitateve dhe ekosistemeve natyrore.
Momenti i shpalljes ka po rëndësi sepse qeveria Rama po akuzohet se u ka hequr mbrojtjen ligjore peisazheve e ekosistemeve të rralla natyrore, për të lejuar projekte agresive zhvillimi si ai në zonën Zvërnec-Nartë
Cila është e vërteta?
Përzgjedhja e vendeve që udhëheqin Forest Europe (e njohur ligjërisht si Konferenca Ministrore për Mbrojtjen e Pyjeve në Evropë) është një proces i zakonshëm diplomatik, bazuar në parimin e rotacionit që reflekton angazhimin vullnetar të vendeve dhe balancën rajonale.
Faktori më i rëndësishëm në përzgjedhje nuk është niveli i menaxhimit të pyjeve nga vendi kandidat, por nëse qeveria kandidate vetofrohet dhe është e gatshme të paguajë faturën.
Udhëheqja e Forest Europe është jashtëzakonisht e kushtueshme dhe kërkon shumë punë. Vendi kryesues duhet:
- Të mbajë dhe të financojë Zyrën e Sekretariatit (e quajtur Njësia Ndërlidhëse) për 4 deri në 5 vjet.
- Të punësojë dhe të paguajë një staf të dedikuar ekspertësh të pylltarisë dhe politikave.
- Të financojë dhe të organizojë konferenca ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe Takime të Nivelit të Ekspertëve.
Shumë vende më të vogla ose me vështirësi ekonomike thjesht nuk kanë mundësi financiare të ofrohen vullnetarisht, pavarësisht se sa shembullore janë arritjet e tyre në pylltari.
E thënë thjesht: Qeveria Rama po shpërdoron parat nga buxheti për një kryesi që vendit tonë nuk i shton asgjë, por atij i shërben për propagandë për të manipuluar opinionin publik.
