Erdogan i kërkon Kurtit të rimendojë ambasadën e Kosovës në Jeruzalem

exit.al 25 Mars 2021, 15:50

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të bën rishikojë çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, raporton KK.

Kërkesa ka qënë e përfshirë në letrën e urimit që Erdogan dërgoi më rastin e përurimit të Kurtit si kryeminsitër i Kosovës ditë më parë.

Nga ana tjetër, pasiqë e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar së është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare", ka shkruar në letër presidenti turk.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem erdhi pas marrëveshjës së 4 shtatorit, 2020 në Uashington për normalizim ekonomik.

Më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Më herët ambasada turke e kishte dënuar hapjen e ambasadës kosovare në Jeruzalem.

Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jeruzalem më 14 mars.

 

 

Shpërndaje te miqtë