Elton Debreshi kërkon rrëzimin e pragut 1% nga Gjykata Kushtetuese

exit.al 13 Prill 2021, 13:56

Kandidati i pavaruar, Elton Debreshi, njoftoi të martën se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e pragut kombëtar prej 1% të sistemit zgjedhor.

"Ky prag diskriminon kandidatet e pavarur, te cileve u kerkohen me shume vota se partive per t'u zgjedhur deputet ne nje qark," shkruan Debreshi.

Ai shton se detyrimi per te fituar se paku 1% te votave kombetare i trajton kandidatet e pavarur si parti politike, ndërkohë që këta votohen vetëm brenda një qarku.

Debreshi u shpreh se kërkesa në Kushtetuese u bë për të mbrojtur demokracinë shqiptare nga monopoli antikushtetues i tre partive të mëdha.