Ekstradohen nga Anglia dy të dënuar për vrasje

exit.al 1 Gusht 2020, 15:16

Interpoli ka ekstraduar nga Londra në Tiranë dy shqiptarë të arrestuar në Angli pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ata janë:

- Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, nga Fier, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje,

- Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar me 15 vjet burg për vrasje me paramendin, të mbetur në tentativë.

Shpërndaje te miqtë