“FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19.
Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte.”
Një ditë më parë klubi sportiv ka njoftuar se dy nga lojtarët e këtij ekipi futbolli janë infektuar me Covid-19. Sportistët e infektuar janë Dejan Boldor dhe Besnik Ferati. Ata kanë shfaqur simptoma, më pas i është bërë testimi i cili ka konfirmuar infektimin e tyre. Shpërndaje te miqtë
