Edmond Spaho akuzon ministrin Peleshi se ka urdhëruar që ta gjobisin

exit.al 18 Shkurt 2021, 20:40

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në Korçë, Edmond Spaho akuzon ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi si urdhërues të gjobës ndaj tij për shkelje të masave anti-COVID.

Spaho tha se është gjobitur për situata të paqena në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, policia e Korçës i survejon lëvizjet me urdhër të drejtorit të policisë dhe Peleshit.

“I them Niko Peleshit, që asnjë manovër dhe makinacion, nuk më frikëson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpëton dot atë nga humbja e sigurt në qarkun e Korçës në 25 prill.”, tha të tjera Spaho.

Edmond Spaho është gjobitur sot me 5 milionë lekë për shkelje të rregullave anti-COVID.

Kontrollet e policisë nisën pas vendimit të Kryeministrit Rama se do të gjobiten edhe politikanët nëse shkelin rregullat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Deri tani, policia ka gjobitur kreun e forumit rinor të PD, Belind Këlliçi, ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, Monika Kryemadhin dhe Endrit Brahimllari për shkelje të këtyre masave.

Shpërndaje te miqtë