Kompania Albstar, e cila po rikonstrukton stadiumin “Qemal Stafa”, dyshohet se mund të jetë përfshirë në një skemë të grabitjes së energjisë elektrike në pallatet përreth.
Janë banorët e pallateve dhe bizneseve rreth stadiumit ata që e kanë ngritur këte shqetësim, pasi kanë vërejtur disa kanale të hapura natën, në të cilat lidhen kabuj përcjellës të energjisë.
Sipas banorëve, kompania ka ndërhyrë direkt në kabinat e energjisë të pallateve, për të rritur kapacitetin e saj furnizues, ndërsa në këte mënyrë shmamg investimin shtesë të një fideri të ri për furnizimin e saj.
Kompania operon me paisje të rënda dhe konsumi i saj i energjisë është ekstra, ndaj dhe duket se nevojat për furnizim kjo kompani dyshohet se po i siguron duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në kabinat e pallateve përreth.
Banorët në disa raste kanë kërkuar shpjegime për këto ndërhyrje por kompania ka shmangur përballjen me ta dhe ka vazhduar punimet.
Publikuar më parë nga Hashtag.al.
Shpërndaje te miqtë
