Dyshime për qarkullimin e variantit britanik dhe afrikano-jugor të COVID-19 në Shqipëri

exit.al 21 Shkurt 2021, 11:00

Në Shqipëri dyshohet se qarkullon varianti britanik dhe afrikano-jugor i COVID-19, sipas Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Fico tha në një intervitë për DW se “ka dyshime të arsyeshme” për praninë e këtyre varianteve në Shqipëri dhe se janë “seleksionuar dhe dërguar mostra në laboratorë reference jashtë vendit dhe jemi në pritje të rezultateve.”.

Varianti britanik dhe afrikano-jugor i COVID-19 transmetohet më shpejtë se varianti i parë që u shfaq në muajin mars.

Dyshohet gjithshtu se ato mund të jenë edhe më shumë vdekjeprurës.

Shpërndaje te miqtë