Duka i kërkon Ramës të lejojë personat e vaksinuar në ndeshjen Shqipëri-Angli

exit.al 23 Mars 2021, 17:38

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka bërë një thirrje publike kryeministrit Rama që të lejojë një numër të reduktuar tifozash në ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Angli.

Ai thekson se ndonëse një gjë e tillë është e lejuar nga UEFA, ajo është refuzuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Duka shprehet i justifikuar në kërkesën e tij, duke qënë se plotë biznese vazhdojnë punën normalisht, ndonëse krijojnë grumbullime njerëzish.

"Ne kemi një stadium modern, me standartet më të larta botërore, që na lejon të kemi minimalisht 30% të tifozëve në stadium, duke mundësuar shmangien e ҫdo rreziku nga virusi Covid-19," shkruan Duka në llogarinë e tij në Facebook.

Për t'iu përmbajtur edhe masave për mbrojtjen nga Covid, Duka i propozon kryeministrit që tifozat që do të marrin pjesë të jenë mes personave të vaksinuar tashmë.

Ai shprehet besimplotë se kërkesa do të merret parasysh.

 

Shpërndaje te miqtë