Drafti: Certifikatat e BE për COVID-19 'duhet të parandalojnë diskriminimin'

exit.al 12 Mars 2021, 19:30

Certifikatat e Bashkimit Europian për COVID-19 "duhet të parandalojnë diskriminimin" e atyre që nuk janë vaksinuar.

Gjithashtu do të përfshijnë informacion mbi testet sipas një projekt-dokumenti të parë nga Reuters.

Drafti vendos që 27 vende anëtare të BE të vendosin nëse do të ishin të gatshëm të heqin dorë nga kufizimet e udhëtimit COVID-19. Por vetëm për ata që vaksinohen me vaksina të autorizuara për të gjithë bllokun nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Vendet e BE Hungaria dhe Sllovakia tashmë kanë blerë vaksinën ruse Sputnik pavarësisht se nuk është e autorizuar nga EMA.

Komisioni Ekzekutiv BE pritet të japë propozimin përfundimtar për certifikatat COVID-19 javën e ardhshme me vendet e jugut të varura nga turizmi duke shpresuar se do të zhbllokojë sezonin veror të këtij viti.

Shpërndaje te miqtë