"Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia."
Ajo shkruan se do të vijojë bashkëpunimin me prokurorinë pë zbardhjen e së vërtetës, duke shtuar se përgjimet e dala janë të orkestruara. Haradinaj-Stublla njoftoi se do të kërkojë rinumërimin e kutive të votimit si provë kundër akuzave ndaj saj. Dorëheqja e Haradinaj-Stubllës vjen një ditë pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i gjeti si të bazuara disa nga ankesat e kandidatëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Një nga ankesat kishte të bënte me dyshimet për manipulim të votave me kusht dhe me postë në favor të Haradinaj-Stubllës. Shpërndaje te miqtëDorëhiqet ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqjen të martën nga posti.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se e ndjen detyrim moral largimin nga posti kur ndaj saj rëndojnë akuza për blerje votash.
Të sugjeruara
Të vaksinuarit mund t'i kthehen jetës normale
9 Mars 2021, 09:00Lista e plotë e kandidatëve për deputet të PS-së
8 Mars 2021, 23:32PD zgjedh Fitim Zekthin koordinator për Komunikimin Social dhe Politik
8 Mars 2021, 22:54
Strategjia e Kryeministrit Rama për të menaxhuar krizën
2 Gusht 2026, 12:29
