Dorëhiqet gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti

exit.al 25 Qershor 2020, 14:15

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti u dorëhoq të enjten nga posti i gjyqtares.

Kërkesa e saj u bë publike gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku po shqyrtohej çështja e saj.

Regleta Panajoti u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shtator të 2019, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, duke argumentuar se zonja Panajoti nuk ka bërë deklarim të saktë dhe nuk justifikon të ardhurat e saj.

Në në një artikull të mëparshëm Exit theksoi se konfirmimi i gjyqtares Panajoti cënon besimin e publikut në institucionet e vetingut.

Shpërndaje te miqtë