“Ky është kontributi ynë [si familje] për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve që shpëtojnë jetë dhe pajisjeve të tjera që u duhen mjekëve”.
Serbi 32-vjeçar, jeton në Monaco, por në Spanjë kishte udhëtuar me familjen për pushime. Ai falenderoi Kinën për mbështetjen që i ka bërë Serbisë me mjekë dhe disa dërgesa me materiale mjekësore. Në Serbi i infektuari i parë me koronavirus u diagnostikua më 6 mars. Deri më sot janë 528 të infektuar, prej të cilëve 42 janë shëruar dhe 8 kanë vdekur. Djokovic është ndër sportistët më të njohur serb dhe aktualisht i pari në botë në ranglistën e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit për Meshkuj (ATP). Ai dhe bashkëshortja, Jelena, drejtojnë edhe një fondacion bamirës. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktivitetet e tenisit janë ndërprerë deri më 7 qershor. Turne të njohur si French Open apo Italian Open janë shtyrë, ndërsa aktualisht po diskutohet të bëhet e njëjta gjë edhe me Wimbledonin.Djokoviç dhuron 1 milionë euro për respiratorë dhe pajisje mjekësore në Serbi
Tenisti serb Novak Djokoviç deklaroi të premten se do të dhurojë 1 milionë euro për të ndihmuar Serbinë për blerje respiratorësh dhe pajisje të tjera të nevojshme për të luftuar koronavirusin.
Djokoviç e shprehu kontributin e tij përmes një videodeklarate nga Marabella në Spanjë, atje ku është ngujuar bashkë me familjen.
Të sugjeruara
Si mund të pajiseni me leje për të dalë nga shtëpia
27 Mars 2020, 16:40Deputeti Alimadhi, i infektuar me COVID-19
27 Mars 2020, 13:54
A po e ngatërrojmë zhvillimin me aktivitetin ekonomik?
1 Korrik 2026, 11:58
